Mirësevini në Hotel Panorama
Eksploroni një përvojë unike relaksuese në Qendrën Tonë Kurative Termale, ku natyra takon komoditetin. Me shërbime të lira dhe pamje mahnitëse, ne ju ftojmë të ndiheni si në shtëpi.

Historia jone
Hoteli ynë nisi punën në vitin 2012 si një iniciativë familjare me një vizion: të krijojmë një hapësirë ku njerëzit të rigjejnë qetësinë dhe të largohen të çlodhur, përmes shërbimeve tona. Inspiruar nga tradita e ujërave termale, zona jonë është e njohur për vetitë shëruese të burimeve natyrore. Kemi ndërtuar një vend që mban emrin qendër mirëqenieje, ku akomodimi komod, ushqimi tradicional dhe trajtimet natyrore bashkohen për një përvojë të plotë. Gjatë mbi 12 viteve, kemi fituar besimin e klientëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kthehen për qetësinë dhe kujdesin që ndjejnë tek ne. Jemi krenarë për çdo hap të arritur dhe besojmë se e ardhmja na fton të vazhdojmë të rritemi, duke mbajtur gjithmonë lidhjen me njerëzoren, natyrën dhe përkushtimin e sinqertë.
Misioni dhe Vizioni ynë
Hotel Panorama angazhohet për të ofruar një përvojë të veçantë shërbimi, duke shfrytëzuar burime të ujërave termale, terapi me baltë dhe fiziterapi. Ne e besojmë se shëndeti dhe mirëqenia janë përparësitë tona kryesore, prandaj punojmë çdo ditë për të përmbushur pritjet e mysafirëve tanë. Njëri nga qëllimet tanë është të krijojmë një ambient relaksues dhe mirëprites, ku secili e ndjen veten shume rehat.

Me shume se nje hotel...
Tre shtylla të identitetit tonë:

Traditë dhe fuqi natyrore në një përvojë unike
Burimet tona termale janë pjesë e një trashëgimie të lashtë kurative. Ky ujë i pasur me minerale ofron jo vetëm relaks, por edhe përfitime të njohura për rigjenerimin trupor dhe qetësimin e sistemit nervor – një lidhje autentike mes natyrës dhe kujdesit për shëndetin.

Shërbim i bazuar në përkushtim njerëzor
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të trajnuar me përvojë, të cilët e vënë mirëqenien e çdo vizitori në qendër të çdo veprimi. Mikpritja jonë është ndërtuar mbi respektin, kujdesin dhe humanizmin.

Ambjent qe nxit qetesi dhe relaks
Arkitektura dhe atmosfera e ambientit janë konceptuar për të ofruar një shkëputje të plotë nga stresi i përditshëm. Çdo hapësirë është menduar për relaks fizik dhe pushim mendor, në harmoni të plotë me natyrën përreth